Merkato

Gara për shërbimet e Haaland, ja arsyet pse Reali është i favorizuar

Te Reali i Madridit shohin me shumë pozitivet operacionin Haaland, edhe pse është hapur një garë e fortë mes 3 prej klubeve më të mëdha në Europë për firmën e tij. Agjenti i lojtarit, Mino Raiola, ka vendosur të mos e fshehë interesimin e klubeve më të fuqishëm të futbollit anglez dhe spanjoll, dhe javën e kaluar ka nisur një seri takimesh i shoqëruar edhe nga babai i norvegjezit, për të folur personalisht me palët e interesuara, përfshirë këtu drejtues të Realit të Madridit dhe Barcelonës.

Gjithsesi Los Blancos e dinë se janë më të mirë-pozicionuar se rivalët në këtë garë të fortë. Kjo për shkak të disa faktorëve, para së gjithash, duke nisur nga dëshira e lojtarit, që preferon të veshë fanellën e Realit të Madridit. Odegaard ka punuar konkretisht me sulmuesin, pasi të dy janë miq dhe shokë skuadre te Norvegjia.

Ka qenë e lehtë për të, duke qenë se Haaland 20-vjeçar është rritur futbollistikisht duke patur Cristiano Ronaldon si pikë referimi, kur portugezi shkëlqente në Madrid. Së dyti edhe administratori i Borusias së Dortmundit, Hans- Joachim Watzke është shumë pranë Florentino Perez dhe admiron menaxhimin e tij. Së fundmi, edhe Mini Raiola, agjenti i lojtarit është shumë i interesuar për të krijuar një raport preferencial me Realin e Madridit dhe Haaland duket mënyra më e mirë për ta nisur.

Mes gjithë këtyre faktorëve, miqësor mes Watzke dhe Florentino Perez peshon më shumë, pasi drejtuesi i klubit gjerman nga njëra anë do t’i japë Realit prioritet absolut dhe nga ana tjetër edhe mundësinë për të paguar transferimin në këste për disa sezone, çka do të lehtësonte impaktin në arkat e klubit spanjoll duke e bërë më të lehtë blerjen.

Reali i Madridit duhet të gjejë mënyrë për të financuar një operacion që në 6 vjet do t’i kushtonte 270 milionë euro. Rreth 150 milionë euro për transferimin, plus 120 milionë euro rrogë, 20 milionë bruto në vit për 6 sezone. Gjithmonë nëse lojtari do të firmosë, siç është e zakonshme për një futbollist të moshës së tij, për 6 sezone.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency