Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Gara për titullin/ Tirana, Partizani dhe Vllaznia në udhëkryqin e sezonit

Diferencat mes skuadrave të Abissnet Superiores këtë edicion janë mjaft të vogla, çka kuptohet dhe nga ngjeshja e ekipeve në renditje, teksa në harkun kohor të tri javëve objektivat e pjesës më të madhe të ekipeve mund të ndryshojnë.  Tirana, Partizani dhe Vllaznia duken një hap para skuadrave të tjera në garën për titullin kampion. Dy ekipet e kryeqytetit dhe kuqeblutë e Shkodrës këtë sezon po tregojnë diçka më tepër se ekipet e tjera në fushën e lojës, cka reflektohet edhe nga fakti se kanë krijuar një hendek të vogël me pjesën tjetër të skuadrave.

Tirana, kampione në fuqi kryeson pas 22 javësh me me 40 pikë, duke u konsideruar dhe si skuadra që ka më tepër stabilitet, por dhe një ekip të kompletuar. Tre pikë më pak ka marrë Partizani, që ka bërë kthesën në javët e fundit duke marrë 6 pikë ndaj Bylisit dhe Erzenit, ndërsa në vendin e tretë është Vllaznia, që po ashtu e pranon me plot gojë se qëllim i vetëm i saj është titulli që aq shumë e duan.

Lexo edhe:

Java e 23-të e Superiores mund të jetë dhe momenti që këto tre ekipe të bëjnë diferencimin nga ekipet e tjera, teksa do të luajnë me tre ekipe që gjenden në pjesën e poshtme të tabelës. Bardheblutë presin Teutën, Partizani viziton Kukësin, ndërsa Vllaznia vizitohet nga Kastrioti. Nëse të treja do të marrin maksiumin, atëherë gjasat janë që për objektivin titull të nisë një garë treshe mes ekipeve, që deri në fund do të bëjnë çmos për të arritur objektivin më të lartë sezonal.

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Kombëtare

Shqipëria e minifutbollit shkruan historinë në Essen të Gjermanisë, duke e kaluar për herë të parë fazën e grupeve. Kuqezinjtë e trajnerit Irtan Sejko...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...