Përfundoi dominimi i Charles Lerclerc në garat virtuale të Formula 1, me pilotin e Ferrarit që në Cmimin e Madh të Interlagosit pas 3 sukseve radhazi u detyrua të dorëzohet përballë Alex Albon. Piloti i Red Bull fitoi garën në pistën braziliane duke marrë dhe suksesin e parë virtual në Formula 1. Piloti britanik me origjinë tajlandeze, e dominoi garën duke marrë kryesimin që në xhiron e parë pas një starti të gabuar në pole të Stoffel Vandoorne. Pavarësisht se disa herë gjatë garës shkëmbeu vendin e parë me pilotin e Ferrarit, Leclerc, që në fakt në finish mbërriti i dyti por u penalizua me 3 sekonda dhe e mbylli garën në vendin e 3-të teksa përpara tij u pozicionua George Russellon me Williamsin e tij. Cirkuiti i Interlagosit, zëvendësoi në kalendarin virtual garën e Zandvoort, e cila nuk është përfshirë ende në lojën virtuale. Pas katër garave të zhvilluara gjithsesi Leclerc kryeson bindshëm teksa ka mundur të fitojë 3 gara në total.
Lajme të tjera
Futboll
Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...
Futboll
Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...
La Liga
Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....
Kosovë
Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...