Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Garcia: Nuk kemi kafaz për Leaon, ky Napoli është ndryshe

Humbja me Empolin tërbon De Laurentiis, merret vendimi për trajnerin Garsia
Humbja me Empolin tërbon De Laurentiis, merret vendimi për trajnerin Garsia

Napoli do të presë Milanin mbrëmjen e të dielës, teksa në “San Paolo” janë rikthyer fantazmat e asaj humbjeje 0-4 sezonin e kaluar, e vlefshme për çerekfinalet e Ligës së Kampionëve.

Megjithatë kjo nuk e shqetëson aspak trajnerin e napolitanëve, Rudi Garcia, i cili në konferencën e zakonshme për shtyp para ndeshjes, deklaroi se nuk ka përgatitur asnjë markim special për yllin e Milanit, Rafael Leao.

“Napoli im është ndryshe nga ai i Spallettit, ndaj edhe ndeshja e të dielës do të jetë ndryshe. Nuk kemi pse të mendojmë për humbjen e sezonit të kaluar. Për Leaon nuk ka asnjë kafaz special, pasi Milani ka shumë lojtarë cilësorë, por ne jemi të përqendruar te loja jonë. Luajmë ndaj një rivali për titull dhe jemi shumë të motivuar për të marrë maksimumin’, u shpreh tekniku i Napolit.

Lexo edhe: 

Garcia konfirmoi se në sulm do të luajë Raspadori nga minuta e parë, në vendin e Osimhen që është i dëmtuar, teksa nuk e fshehu kënaqësinë që më në fund gjeorgjiani Kvaratskhelia ka gjetur golin dhe është rikthyer në formën më të mirë.

Napoli-Milan do të startojë të dielën në orën 20:45 dhe do të transmetohet live dhe ekskluzivisht në ekranin e SuperSport 2…

Lajme të tjera

Formula 1

Homoseksualiteti i deklaruar nga Ralf Schumacher ka qenë një nga temat e diskutuara në konferencën për shtypin të FIA-s, këtë të enjte, në Çmimin...

Futboll

Trajneri i Fenerbahçes, Jose Mourinho është shumë i fokusuar në merkato, për ta përforcuar skuadrën e tij që të jetë sa më konkurruese jo...

Serie A

Në ditën e prezantimit të Thiago Mottës si trajneri i ri i Juventusit foli edhe Cristiano Giuntoli. Drejtori teknik i bardhezinjve e nisi me...

Gjermani

Bayer Leverkusen ka zyrtarizuar këtë të enjte transferimin e Martin Terrier. 27-vjeçari vjen nga skuadra franceze e Rennes dhe ka firmosur për pesë sezone...