Kategoria Superiore

“Gardianët” veteranë, përvojë e cilësi për ekipet pretendente

Kategoria Superiore do të hapë dyert më 24 Gusht, nga ai çast do të nisë maratona 36-javore për të përcaktuar skuadrën kampione. Për momentin, të paktën në letër, duket se 4 janë skuadrat pretendente për titull: Partizani, Kukësi, Teuta e Tirana.

3 nga këto 4 ekipe kanë një analogji në një pozicion që në futboll është vendimtar, dikur nuk vlerësohej, sot ka marrë përmasa të tjera jo vetëm në Shqipëri por edhe në Europë. Partizani, Tirana e Teuta kanë 3 portierë “over 30” (mbi 30 vjeç). Në këtë rol specifik, përvoja është shumë e rëndësishme dhe nuk është aspak çudi që një portier të luajë deri në një moshë sportive që konsiderohet e lartë, megjithatë 3 skuadrat në fjalë mund të krenohen se 3 “gardianët” nuk i kanë thjesht për eksperiencën e tyre, por edhe për aftësitë teknike që kanë treguar mes shtyllave.

Alban Hoxha e Isli Hidi ishin dy ndër portierët më të të mirë të sezonit të shkuar, kapiteni i Partizanit, 31 vjeç dhe ai që tashmë ka marrë shiritin tek “Djemtë e Detit” është në moshën 38-vjeçare. Tirana po fundosej kur Ilion Lika u kthye titullar dhe 39-vjeçari me pritjet e tij ishte vendimtar për mbijetesën e bardhebluve.

Është gjithnjë pozitive kur sheh lojtarë të ri në moshë që përparojnë në karrierë, por është gjithashtu kënaqësi kur je dëshmitar i disa “Benjamin Button”, të cilët nuk plaken, por rinohen me kalimin e viteve.

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency