Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

“Gardiani” shuan dyshimet, firmos rinovimin e kontratës me Interin: Privilegj që vazhdon

Dyshimet e ngritura për qëndrimin e tij në Milano, të shtuara sidomos pas veshjes së Andre e Onanës me fanellën zikaltër, tashmë kanë poshtë përfundimisht. Samir Handanovic ka rinovuar kontratën me Interin edhe për një vit, siç është komunikuar zyrtarisht nga klubi zikaltër.

“FC Internazionale Milano njofton se ka arritur marrëveshjen për vazhdimin e kontratës së lojtarit Samir Handanovic: portieri slloven do të jetë ziklatër deri më 30 qershor 2023”.

“Gardiani” veteran nuk e fshehu kënaqësinë për zgjatjen e “martesës” me zikaltrit, duke u shprehur:

 “Është bukur të rijetosh disa emocione. Kam ardhur 10 vjet më parë në një top klub dhe jam ende në një top klub. Jam shumë i lumtur dhe krenar që jam kapiten dhe lojtar i Interit, ky është një privilegj që vazhdon. Kush luan për Interin gjithmonë e bën me shumë dëshirë. Historia e klubit na mëson se objektivi këtu është gjithmonë fitorja: ne jemi këtu për këtë, edhe të ardhurit e dinë këtë. Krahasuar me 10 vjet më pare, jam rritur si njeri dhe futbollist. Kanë ndryshuar shumë gjëra, por e rëndësishme është që Interi të përmirësohet gjithmonë”.

Po këtë të shtunë ka firmosur kontratën me Interin edhe Henrikh Mkhitaryan. Armeni mbërriti te ziklatrit si lojtar i lirë nga Roma.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...