Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Garë 2-she për stolin e Realit të Madridit, Allegri favoriti kryesor!

Deklaratat e Zinedine Zidane se mund të largohet në fund të këtij sezoni nga Reali i Madridit, kanë vënë në lëvizje mediat spanjolle dhe më konkretisht një prej gazetave që qëndron shumë afër Los Blancos, madrilenen AS e cila shkruan se gara për trajnerin e ri të Realit do të jetë mes dy emrave Massimiliano Allegrit dhe Rual Gonzales Blanco. Ish-trajneri i Juventusit është favoriti i madh për stolin e klubit merengues, kjo edhe për vetë faktin pasi presidenti Perez kërkon një teknik me eksperiencë dhe fitues në karrierë që mund të udhëheqë skuadrën drejt shumë sukseseve në të ardhmen. Pas dy viteve pushim që pas largimit nga stoli i Juves, Allegri është gati për të ndërrmarrë një eksperiencë të re në një tjetër klub të madh dhe mesa duket e ardhmja do të jetë në pankinën e Realit të Madridit. Megjithatë Perez tundohet jo pak edhe nga Raul Gonzales.

Ish-kapiteni aktualisht është trajneri i skuadrës së dytë Real Madrid Castilla, ndërkohë që punon prej disa vitesh me të rinjtë e Realit dhe sezonin e kaluar udhëhoqi skuadrën e të rinjëve drejt fitimit të Champions Youth League. Favorit mbetet Allegri por një si Raul për të cilin Perez ka patur gjithmonë konsiderata nuk mund të anashkalohet lehtë. Vendimi i takon vetëm atij, presidentit Florentino Perez por më parë duhet të zyrtarizohet lamtumira e Zinedine Zidane.

 

 

Lajme të tjera

Legjionarët

Moment i vështirë për Armando Brojën. Sulmuesi shqiptar mori ftesë nga Sylvinho për t’u grumbulluar me kuqezinjtë për miqësoret e muajit mars, por pavarësisht...

Kombëtare

Sulmi është reparti që i ka shtuar më së shumti telashet trajnerit Sylvinho në prag të Euroianit të Gjermanisë, pasi thuajse të gjithë futbollistët...

Kombëtare

Sylvinho publikoi sot listën e lojtarëve që do të përfaqësojnë kombëtaren shqiptare në dy miqësoret përballë Kilit dhe Suedisë. Të programuara për datat 22...

Legjionarët

Ernest Muçi ka shënuar golin e dytë me fanellën e Besiktas. Sulmuesi kuqezi shndërroi në gol një pasim të Milot Rashicës, i cili shërbeu...