Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Garë dyshe mes Pochettinos dhe Raul për stolin e Realit, nëse shkarkohet Zidane!

Për momentin Zinedine Zidane është konfirmuar në stolin e Realit të Madridit, por dy ndeshjet e radhës mes La Ligas dhe Championsit do të jenë deçizive për të ardhmen e trajnerit francez në krye të Los Blancos. Në rast se Reali zhgënjen në dy sfidat e radhës dhe sidomos nëse eliminohet në grupet e Champions League, presidenti Perez me shumë gjasa do ta shkarkojë dhe për ta zëvendësuar me një tjetër emër. Dy janë alternativat për presidentin e Reali me ish-teknikun e Tottenham Mauricio Pochettino i cili është i pari në listë.

Që pas largimit nga stoli i Tottenham rreth 14 muaj më parë, argjentinasi është i papunë dhe po pret një ofertë nga një klub i madh për t’u ulur sërish në stol. Alternativa e dytë dhe disi më pak e kuotuar është ajo e Raul Gonzales Blanco. Ish-kapiteni aktualisht është në drejtim të Real Madrid Castilla, skuadrës së dytë të Realit dhe ekzistojnë mundësitë që ai të ndjekë rrugën e Zidane pasi edhe francezi kur u ul për herë të parë në stolin e Realit ishte në drejtimin e skuadrës së dytë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...