Connect with us

Hi, what are you looking for?

Formula 1

Garë e “çmendur” në Gjermani, feston Verstappen, Mercedesi katastrofë

Max Verstappen fiton Çmimin e Madh të Gjermanisë, duke regjistruar suksesin e dytë sezonal në fund të një gare të çmendur dhe të paparashikueshme. Në podium bashkë me holandezin e Red Bull u ngjitën edhe Sebastian Vettel i cili bëri  një përmbysje të jashtëzakonshme për ta mbyllur garën në vendin e 2-të dhe surpriza Danil Kvyat që me Toro Rosso u rendit i treti. Vetëvrasje për Mercedesin me Bottas që doli jashtë piste dhe Hamilton që e mbylli garën i 11-ti. U tërhoq edhe Charles Leclerc i cili u përplas me murin. Në Hockenheim u zhvillua një garë vërtetë magjëpsëse që i kishte të gjitha brenda duke filluar nga reshjet e shiut te koha e thatë për të vijuar me përplasjet dhe parakalimet fantastike. Me këto 25 pikë të rikuperuara ndaj Hamilton, Max Verstappen ngjall shpresat për titull pasi tashmë është 61 pikë pas anglezit në klasifikimin e përgjithshëm dhe 22 pikë pas Valteri Bottas.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...