Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Garë e fortë në merkato, United-PSG synojnë sulmuesin francez

Randal Kolo Muani po zhvillon një sezon fantastik me Eintrachtin e Frankfurtit në Bundesligë. Për francezin është vitit i parë në Gjermani, dhe menjëherë ka spikatur. Deri tani numëron 16 gola dhe 14 asiste.

Sulmuesi është në qendër të vëmendjes dhe mediet gjermane raportojnë se në verë interesi për të do të jetë i lartë. Manchester United dhe PSG janë hedhur në garë për të siguruar shërbimet e sulmuesit 24-vjeçar të kombëtares franceze.

LEXO EDHE:

Lojtari ka një kontratë deri në vitin 2027 me klubin gjerman. Eintracht mund ta shesë në verë për të paktën 70 milionë euro. “Djajtë e Kuq” janë në kërkim të një sulmuesi.

Listës së dëshirave i është shtuar edhe Kolo Muani, megjithatë objektivat kryesorë mbeten njëri mes Harry Kane dhe Victor Osimhen. Ndërsa te kampionët e Francës pritet një revolucion në verë dhe Kolo Muani mund të rikthehet përsëri në Ligue 1.

Sulmuesi spikati edhe në Botërorin e Katarit, ku realizoi një gol ndaj Marokut duke ardhur nga stoli. Gjithashtu ai luajti edhe në finale përballë Argjentinës, duel ku në shtesat e shtesave humbi një shans të artë për të kompletuar përmbysjen e çmendur.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...