Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Garë e fortë për Declan Rice, West Ham i vendos çmimin e kartonit

Declan Rice është njeriu që pritet të ndezë garën në merkato mes klubeve angleze. Mesfushori që po spikat me fanellën e West Hamit në Premier League dhe njëkohësisht është shndërruar në titullar të padiskutueshëm te Anglia, ka tërhequr vëmendjen e klubeve si Manchester United, Manchester City e Chelsea.

“Djajtë e kuq” janë prej kohësh në kërkim të një shkatërruesi dhe pasi dështuan të marrin gjermanin Leon Goretzka, kanë shndërruar Rice në objektivin primar, ndërsa të njëjtën gjë ka bërë edhe Manchester City, që kërkon një zëvendësues për brazilianin Fernandinho.

Nga ana tjetër edhe Chelsea kërkon të rikthejë në ekip mesfushorin 22-vjeçar, i cili është rritur pikërisht në akademinë e “bluve të Londrës”. Ndërkohë West Ham është në rolin e spektatorit të interesuar në këtë garë, pasi ka blinduar futbollistin me kontratë deri më 2024-ën dhe ka fiksuar një çmim dysheme prej 100 milionë paundësh për kartonin e Declan Rice.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...