Jude Bellingham do të largohet nga Borussia Dortmund në fundin e sezonit. Mesfushori i talentuar anglez, po bën mirë në “Signal Iduna Park”, aty ku u transferua në verën e vitit 2020 për 25 milionë euro nga Birminghami.
19-vjeçari numëron 9 gola dhe 2 asiste deri në këtë fazë të sezonit me verdhezinjtë gjermanë, të cilët kërkojnë 150 milionë euro për kartonin e tij. Në garë për shërbimet e lojtarit të kombëtares angleze, janë klube si Liverpooli, Real Madrid, Manchester City, Manchester United dhe Chelsea.
ESPN shkruan se në “pole” ndodhen “The Reds”. Jurgen Klopp e do me çdo kusht në skuadrën e tij mesfushorin Stourbridge dhe drejtuesit ndodhen në kontakte intensive me agjentin e tij, me të cilin është arritur një akord paraprak.
