Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Garë mes dy klubeve të njohura franceze, Marcelo drejt Ligue 1

Marcelo mbylli në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën 15-vjeçare me Realin e Madridit. Anësori i majtë brazilian fitoi titullin, Superkupën e Spanjës dhe Champions League në sezonin e fundit në “Santiago Bernabeu”, duke u kthyer në futbollistin më fitues të historisë së klubit të famshëm spanjoll.

Dëshira e 34-vjeçarit është të provojë një tjetër aventurë në futbollin europian. Rikthimi në Brazil është shtyrë, ndërkohë që dy klube të Ligue 1 po garojnë për shërbimet e lojtarit latin.

Lyon është gati t’i ofrojë një kontratë dhe një post titullari në skuadër, por Marcelon e do edhe Marseille. RMC Sport raporton se Igor Tudor, trajneri i ri i Marseille, u ka kërkuar drejtuesve të arrijnë një marrëveshje me mbrojtësin e majtë.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...