Connect with us

Hi, what are you looking for?

Formula 1

Garë spektakolare në Gjermani, Hamilton magjik, Vettel i pafat

Fitore e madhe për Lewis Hamilton dhe Mercedesin në Çmimin e Madh të Gjermanisë në Formula 1. Në pistën e Hockenheim, kampioni në fuqi i botës zhvilloi një garë spektakolare teksa u nis nga vendi i 14-të dhe në fund arriti të ngjitej në shkallën më të lartë të podiumit. Mercedes kompletoi garën perfekte me vendin e 2-të të Valteri Bottas, ndërsa Ferrari duhej të kënaqej vetëm me vendin e 3-të të Kimi Raikkonen. Strategji fituese ajo e skuadrës gjermane në garën e shtëpisë me Hamilton që përfitoi edhe tërheqja e Sebastian Vettel i cili 15 xhiro përpara fundit u përplas me muret mbrojtëse në një moment kur në pistë kishin filluar rreshjet e shiut dhe të gjithë pilotët ishin përfshirë nga paniku. Me këtë sukses Hamilton u ngjit edhe në krye të klasifikimit të përgjithshëm pasi jo vetëm rikuperoi 8 pikët disavantazh nga Vettel por tashmë ka 17 pikë më shumë se gjermani. Kimi Raikkonen dhe Valteri Bottas vijojnë duelin në distancë për vendin e tretë të klasfikimit të përgjithshëm ndërkohë që Mercedes u ngjit në vendin e parë edhe për konstruktorë. Një garë të mirë bëri edhe Max Verstappen që e mbylli i 4-ti ndërsa Ricciardo u tërhoq nga gara shumë shpejtë.

Gara nisi pa ndryshime me Vettel që ruajti vendin e parë i ndjekur nga Bottas e Raikkonen me këtë të fundit që vuajti jo pak presionin që i ushtronte Max Verstappen nga pas.  Raikkonen ishte i  pari që u fut në pit stop ndërsa Hamilton ai që qëndroi më shumë xhiro në pistë. Në xhiron e 39-të kur Kimi kryesonte u detyrua nga skuadra t’i hapte rrugën shokut të skuadrës Vettel, ky ishte një nga momentet kyçe të kësaj gare sepse më pas erdhën edhe ndryshimet e mëdha. Hamilton u fut në pit stop në xhiron e 44-ët. Rreth xhiros së të 47-të filluan rreshjet e shiut me pistën që u përfshi nga kaosi. Në xhiron e 52-të Vettel nuk arriti të mbante drejtimin e makinës së tij Ferrari në njërat nga kthesat duke u përplasur me muret mbrojtëse dhe duke i dhënë lamtumirën një gare që kryesonte, pak më herët Bottas kishte parakaluar Raikkonen. Por reshjet e shiut përfunduan shumë shpejt dhe me përjashtim të Hamilton i cili fillimisht iu drejtua bokseve dhe më pas urdhër të skuadrës ndryshoi strategji në momentin e fundit, të gjithë pilotët e tjerë u detyruan të futeshin në pit stop ndërsa në pistë hyri makina e sigurisë. Në momentin që Safety Car u largua nga pista Bottas tentoi parakalimin ndaj Hamilton por anglezi rezistoi dhe në fund fitoi garën i ndjekur nga dy finlandezët dhe Max Verstappen. Suksesi i 4-ët për Hamilton në këtë botëror me britanikun që kryeson klasifikimin e përgjithshëm në kuotën e 188 pikëve.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...