Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Gareth Bale i ka kushtuar Realit 2 mln euro për çdo gol

Zero gola të shënuar dhe zero asist. Kjo është përmbledhja e paraqitjeve të Gareth Bale pas turneut amerikan të Realit të Madridit. Paraqitje të cilat nuk pëlqehen nga drejtuesit e klubit dhe nga tifozët. Gjatë turneut në Shtetet e Bashkuara, uellsiani nuk arriti të plotësonte mungesën e Cristiano Ronaldos. Përkundrazi. Në tre miqësoret e përfunduara pa fitore, Bale është vlerësuar me nota të ulëta, ndërsa nuk kanë munguar fërshëllimat nga tribunat.

Sulmuesi po e paguan shtrenjtë sezonin e kaluar, i cili ishte më i dobti për Bale në futbollin profesionist. E gjithë kjo, në një kohë kur tifozët e Realit presin versionin më të mirë të lojtarit që deri më tani është investimi më i madh i klubit. Mediat spanjolle kanë përllogaritur edhe paraqitjet e lojtarit, prej zbarkimit të tij në Madrid, në vitin 2014. Në atë periudhë, Reali pagoi 101 milionë euro te Tottenham.

Çdo gol i shënuar deri më tani nga Gareth Bale i ka kushtuar “Los Blancos” plot 2 milionë euro. Sipas llogarive, Reali ka investuar çdo vit diçka më pak se 30 milionë euro për uellsianin. Shifra mjaft të larta, duke patur parasysh paraqitjet e deri tanishme. Bazuar në 150 ndeshjet e luajtura nga Bale deri më tani, ai i ka kushtuar Realit të Madridit 12 mijë euro për çdo minutë aktivizimi në fushë. Sipas gazetës “AS”, “investimi për 28-vjeçarin e ka dëmtuar klubin, ashtu si transferimi në ‘Bernabeu’ e ka dëmtuar uellsianin në nivel psikologjik, pasi nuk ka arritur për asnjë moment të dalë nga hija e Cristiano Ronaldos”.

Lajme të tjera

La Liga

Eric Garcia u detyrua të largohej nga Barcelona këtë merkato teksa u transferua te Girona me anë të formulës së huazimit. Pasi debutoi me...

Featured

Shqipëria vazhdon të “shijojë” të tjera suksese në botën e sportit, ndërsa së fundmi flamurin “kuqezi” e ka nderuar Zelimkhan Abkarov. Abkarov fitoi një...

Legjionarët

30 mijë tifozë polakë në stadiumin ‘Wojska Polskiego’ të Varshavës, thërrasin në kor emrin e Ernest Muçit, i cili bëri një 70-minutësh për kornizë...

Kombëtare

Kushtojnë shtrenjtë flakadanët e hedhur në fushë në fillim të ndeshjes me Poloninë nga tifozët kuqezi, duke shkaktuar ndërprerjen e ndeshjes për disa minuta....