Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Gareth Bale kërkon falje, Uellsi synon fitoren ndaj Italisë!

Sapo përfundoi ndeshja kundër Turqisë, lojtarët e Uellsit u mblodhën në formë rrethi, ku në qendër ishte kapiteni. Gareth Bale uroi skuadrën për fitoren e shkëlqyer kundër skuadrës së Senol Gunes, iu nënvizoi shokëve se sa afër janë 1/8, u kujtoi se Uellsi në vitin 2016 shkoi deri në gjysmë finale, ndaj dhe nuk duhet të ndihen si të papërshtatshëm për të tilla nivele, duke i ftuar të gjithë që të japin maksimumin për ndeshjen e së dielës, në Romë, kundër Italisë.

Pastaj, edhe pse në fushë kishte shërbyer dy asiste të shfrytëzuara nga Ramsey e Roberts, si dhe dy të tjerë të shpërdoruar nga juventini, Bale kërkoi ndjesë për humbjen e penalltisë, që e fitoi vetë me një aksion personal, por pastaj e gjuajti shumë lart. Shokët e skuadrës i dhanë zemër, duke e harruar atë episod, për ta Bale nuk ka nevojë të kërkojë ndjesë, pasi siç shpjegon edhe një tjetër protagonist i fitores, Chris Mepham “Gareth është lojtari më i madh në historinë e Uellsit, na tha atë që të gjithë dimë. Jemi një skuadër fantastike, unike për shpirtin me të cilin luajmë. Në vitin 2016 ky shpirt na çoi larg, përse të mos ndodhë edhe tani? Do të shkojmë në Romë dhe do të kërkojmë të fitojmë. Tani, pozicioni ynë në klasifikim është shumë i mirë”.

Dhe tifozët e “Dragonjve” festojnë, në Baku kundër Turqisë ishin 500 kundër 19 000, por në fund, triumfuan ata.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...