Futboll

Gareth Bale: Luajtëm keq, si ndryshoi gjithçka në dhomat e zhveshjes

Uellsi barazoi ndaj SHBA-ve në duelin e parë në Botëror. Britanikët e panë veten në disavantazh pas golit të Weah dhe u desh një penallti e vonë e kthyer në gol nga Gareth Bale të vendosej baraspesha.

Kapiteni i Uellsit foli pas ndeshjes dhe e pranoi se kishin bërë një lojë të dobët, sidomos në pjesën e parë. “Nuk ishte një pjesë e parë e mirë, ata luajtën mirë dhe ne luajtëm keq”, tha fillimisht anësori, i cili aktivizohet me Los Angeles FC në MLS.

Bale zbuloi se si skuadra e tyre ndryshoi në 45 minutat e dyta dhe për këtë i jep merita trajnerin Rob Page. “Trajneri na mbajti një fjalim të shkëlqyer në pushim dhe dolëm nga dhomat e zhveshjes për të luftuar si gjithmonë”, shtoi kapiteni i Uellsit.

Bale e shikon si pozitive pikë e marrë ndaj SHBA-ve. “Është një pikë e mrekullueshme kjo që morëm, treguam karakter si në EURO 2020. Tani shohim përpara”, përfundoi Bale, ndërkohë që Uellsi tani mendon për ndeshjen e së premtes kundër Iranit, që u mposht nga Anglia në sfidën e parë të grupit.

Kliko për të komentuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency