Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Gary Neville kritikon Chelsea-n për kontratën e Mudryk

Gary Neville, ish-lojtari i Manchester United dhe komentatori aktual i “Sky Sports”, ka dhënë opinionin e tij mbi kontratat afatgjata që Chelsea u ka ofruar përforcimeve më të fundit, disa prej tyre për tetë vjet e gjysmë.

“Le të imagjinojmë që Mudryk të bëhet Messi brenda katër viteve. Chelsea do të thotë: “E kemi edhe katër vite të tjera me pagë të ulët”. Nuk më intereson nëse ai ka katër vite të tjera në kontratën e tij apo jo, është e sigurt që lojtari do të luftojë, menaxheri i tij do të luftojë dhe do të thotë: “Dua më shumë para”. Chelsea do të detyrohet t’i japë një pagë si Messi ose do të kenë një lojtar të pakënaqur për katër vite të tjera, i cili do të ndihet i shfrytëzuar që ka nënshkruar një kontratë tetëvjeçare në moshën 22-vjeçare”.

Neville vijon më tej me argumentet e tij:

“Në futboll, në këtë vend, me lojtarë që vijnë nga jashtë, nuk shoh normale të nënshkruhet një kontratë për tetë vjet e gjysmë. Dhe a do ta duan lojtarin të gjithë trajnerët që do të vijnë në klub në tetë vitet e ardhshme? Futbolli, siç e shohim ne në këtë vend, nuk është liga e futbollit amerikan në Shtetet e Bashkuara. Nëse nënshkruan një kontratë pesëvjeçare dhe lojtari performon mirë pas tri sezonesh, ju keni ende dy të tjera. Por tetë? Nuk e kuptoj”.

Lajme të tjera

Euro 2024

Skuadra kombëtare zhvilloi sot stërvitjen e parë në “Shtëpinë e Futbollit” dhe të parën nën drejtimin e brazilianit Sylvinho. Kuqezinjtë kanë filluar përgatitjet për...

Kombëtare

Kombëtarja Shqiptare vijon punën për t’u përgatitur për ndeshjen e parë eliminatore të Europianit Gjermani 2024, e planifikuar për t’u luajtur mbrëmjen e të...

Gossip

Ish-sulmuesi i Interit bën “supergol”. Andrea Pinamonti, i cili aktualisht është pjesë e Sassuolos, po shijon një romancë me modelen bjelloruse Dasha Lapushka. Futbollisti...

Merkato

Galatasaray piketon sulmuesin shqiptar. Me 10 gola dhe 4 asiste deri në këtë pikë të sezonit në Superligën Turke, Valon Et’hemi ka tërhequr vëmendjen...