Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Gary Neville sulmon Ed Woodward: E ka bërë United “rrumpallë”

Gary Neville, ish-futbollist i Manchester United, ka sulmuar sërish drejtuesit më të lartë të “Djajve të Kuq” në lidhje me strategjinë për të rikthyer figura të rëndësishme në rolin e drejtorit sportiv.

Rio Ferdinand, një nga lojtarët që ka fituar trofe të shumtë në “Old Trafford”, konsiderohet një alternativë për këtë rol pas bisedimeve me zëvendësshefin ekzekutiv, Ed Woodëard.

Tek United synojnë të afrojnë një emër me peshë për të udhëhequr strategjinë e transferimeve dhe për të mbikëqyrur negociatat, duke qenë në harmoni të plotë me trajnerin. Për Woodward, Ferdinand është njeriu i duhur për këtë detyrë.

Një tjetër ish-lojtar i United, Darren Fletcher, është përmendur gjithashtu për të marrë këtë rol.

Neville nuk foli për emra konkretë, por e bëri të qartë se ai mendon se klubi nuk duhet të kërkojë të emërojë një lojtar të mëparshëm në një rol kaq të rëndësishëm.

Duke folur për Sky Sports, Neville tha: “Si mund të ndodhë që katër ish-futbollistë, që që kurrë nuk kanë qenë biznesmenë apo drejtorë sportivë, janë kandidatura për këtë rol të vështirë në klubin më të madh në botë? Kjo është “rrumpallë”!

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...