Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Gasperini i kënaqur me Atalantën: Dinë gjithmonë çfarë të bëjnë, nuk kanë nevojë për mua

Atalanta vijon të befasojë me paraqitjet spektakolare, ndërsa viktima e radhës e bergamaskëve u bë Lazio, që mbrëmjen e djeshme u mposht 3-2, ndonëse kaloi në avantazh të dy golave shumë të shpejtë.

Zikaltrit e drejtuar nga Gian Piero Gasperini po praktikojnë një futboll të jashtëzakonshëm dhe kjo shpjegohet mjaft mirë edhe nga statistikat, pasi kanë shënuar plot 77 gola në vetëm 27 javë kampionat, si asnjë skuadër tjetër.

Trajneri Gasperini ishte në tribunën e boshatisur të “Gewiss Stadium” mbrëmjen e djeshme, por nuk mund të këshillonte lojtarët e tij, pasi ishte pezulluar, megjithatë në përfundim të ndeshjes nuk e fshehu kënaqësinë e asaj shfaqjeje të bukur që pa në fushën e lojës.

“Dinë gjithmonë çfarë duhet të bëjnë në fushë dhe kanë gjithmonë e më pak nevojë për mua. Kjo u pa qartë edhe sonte. Jam shumë i kënaqur, pasi djemtë treguan maturi e siguri në lojë, edhe kur ishim në disavantazh të dy golave. Tani duhet të përmirësojmë vetëm qasjen në ndeshje, sepse shpesh na ka ndodhur që të gabojmë në start”, u shpreh Gasperini.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...