Serie A

Gasperini: Isha me koronavirus, futbolli do rigjallërojë Bergamon!

Në sezonin e mrekullive të Atalantës me skuadrën bergamaske që shkruajti historinë duke u kualifikuar në çerekfinalet e Champions League, gjithçka u ndal në momentin më të bukur pasi qyteti i Bergamos papritur u kthye në vatrën e pandemisë së koronavirusit me mijra njerëz që humbën jetën. Një fat të ngjashëm mund të kishte patur edhe trajneri i Atalantës Gian Piero Gasperini, por italiani i stolit të zikaltërve ia hodhi paq dhe siç zbulon vetë ai në një intervistë arriti të fitonte betejën me Covid-19.

“U ndjeva keq një ditë para ndeshjes me Valencian. Pasditen e ndeshjes isha edhe më keq. Nëse i shikoni fotografitë, nuk dukesha mirë në pankinë. Ishte 10 mars atëherë. Dy net më pas nuk flija mirë. Ethe nuk kisha. Çdo dy minuta kalonte një ambulancë, pasi ishte një spital pranë kompleksit stërvitor.Dukej sikur të ishe në një zonë lufte. Natën mendoja se çfarë do të ndodhte me mua nëse do të shkoja në spital. ‘Nuk mund të shkoj tani, kam ende shumë për të bërë’. Ishte një shaka që bëja me veten, për të lehtësuar gjendjen shpirtërore, por nga ana tjetër me të vërtetë e mendoja këtë”.

Më pas Gasperini zbuloi edhe si e kaloi periudhën kur ishte i prekur nga koronavirusi.

“Qëndrova në qendrën stërvitore për tre javë. Kur u ktheva në shtëpinë time në Torino, gjithmonë respektoja distancimin social me gruan dhe fëmijës. Ethe nuk kisha kurrë, tamponin nuk e bëra. Para 10 ditësh analizat e gjakut konfirmuan se kisha pasur COVID-19. I kam antitrupat, por kjo nuk do të thotë që tani jam imun”.

Bergamo ka qenë një nga zonat e prekura nga koronavirusi dhe Gasperini tregon si ndihet.

“Do duhen vite të kuptojmë çfarë ndodhi realisht, sepse këtu ishte qendra e tragjedisë. Sa herë që mendoj për këtë, përjetoj ndjenja absurde: kulmi i gëzimit sportiv përkoi me dëshpërimin e thellë të këtij qyteti”.

Shumë tifozë mendojnë se kampionati nuk duhet të rifillonte, kurse Gasperini mendon se futbolli do e ndihmojë qytetin.

“E kemi pyetur veten disa herë, por disa mund ta quajnë amorale, disa të tjerë e shohin si veprim instiktiv për të përqafuar jetën dhe për të reaguar ndaj vdekjes”.

Me zyrtarizimin e rifillimit të Serie A, Atalanta do të tentojë të ruajë vendin e 4-t për t’u kualifikuar në Champions League për të dytin vit radhazi ndërsa do të tentojë të shkojë sa më larg në këtë edicion të Championsit.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency