Serie A

Gasperini nuk fshihet: Ndihemi më të fortë, do provojmë edhe titullin

Atalanta e nisi sezonin në mënyrë perfekte, pasi ia doli të triumfojë me shifrat 2-4 në një transfertë të vështirë si ajo ndaj Torinos, ndërsa edhe sot bergamaskët konfirmuan se janë “vrastarë” në repartin e avancuar.

Përveç 4 golave, zikaltrit krijuan edhe një mori rastesh të tjera dhe bënë që Torino të dukej shumë e dobët, ndërsa pas ndeshjes edhe trajneri Gian Piero Gapserini nuk e fshehu kënaqësinë për performancën e të tijve.

“Bëmë një ndeshje mjaft të mirë dhe mund të kishim fituar me rezultat edhe më të thellë, por sërish kam keqardhje për mënyrën si pësojmë, pasi sot mund të kishim komplikuar ndeshjen me golin e dytë që morëm”, u shpreh trajneri i Atalantës.

Më pas Gasperini pranon se këtë vit ka një skuadër më të kompletuar dhe me më shumë eksperiencë në nivele të larta, ndërsa thekson se nëse vijohet me këtë ritëm, do të synohet titulli kampion.

“Këtë vit jemi rritur shumë në aspektin e eksperiencës, pasi sezonin e kaluar luajtëm shpesh në nivele të larta dhe ecuria në Champions na ndihmoi më shumë. Kanë ardhur edhe disa futbollistë të rinj, që në aspektin teknik duken të një niveli goxha të mirë, ndaj nëse rikuperojmë edhe Iliçiç, do të jemi vërtetë shumë të fortë. E ndjej që jemi më të fortë dhe më të kompletuar se një vit më parë, ndaj nëse ecim mirë, nuk i fshihemi titullit kampion, ndonëse ky nuk mund të jetë objektiv tani në fillim sezoni”, u shpreh Gasperini.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency