Connect with us

Hi, what are you looking for?

Katar 2022

Gati 3 milionë bileta të shitura, përfitim rekord në “Katar 2022”

Soccer Football - FIFA World Cup Qatar 2022 - Group A - Qatar v Ecuador - Al Bayt Stadium, Al Khor, Qatar - November 20, 2022 General view during the opening ceremony REUTERS/Pawel Kopczynski

Numri i biletave të shitura për Kupën e Botës “Katar 2022” deri tani është 2.95 milionë. UEFA ka njoftuar sot se në përfundim të turneut të ardhurat e siguruara nga shitja e biletave do të arrijnë në 7.2 miliardë euro.

Këto janë të ardhurat e krijuara në katër vjet nga Federata Ndërkombëtare e Futbollit dhe tejkalojnë vlerësimin fillestar me një miliard. Presidenti Gianni Infantino u shfaq i gëzuar para 211 anëtarëve të FIFA-s për arritjen e këtyre shifrave “pavarësisht Covid-it dhe krizave të ndryshme që po ndodhin në botë”.

Katari tashmë ka shitur më shumë bileta se Rusia, e cila shiti 2.4 milionë në Kupën e Botës 2018.

Më shumë bileta blenë tifozë nga Katari, Arabia Saudite, Shtetet e Bashkuara, Meksika, Britania e Madhe, Emiratet e Bashkuara Arabe, Argjentina, Franca, India dhe Brazili.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...