Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Gati tri dekada më parë luante në Serinë A, japonezi 56-vjeçar firmos në Portugali!

Futbollisti japonez më i vjetër në botë, Kazuyoshi Miura, iu bashkua klubit portugez të kategorisë së dytë Oliveirense në formë huazimi nga skuadra e J-League Yokohama.  Miura pas vetëm një muaji do të festojë ditëlindjen e 56-të, por ai synon të luajë deri në moshën 60-vjeçare.

Sulmuesi veteran ka shënuar plot 55 gola në 89 ndeshje për Japoninë, por ai nuk ka luajtur për kombëtaren e tij që nga viti 2000.

Pas mbërritjen në Portugali, Miura deklaroi:

“Edhe pse ky është një vend i ri për mua, do të punoj shumë për t’u treguar të gjithëve lojën për të cilën jam i njohur”.

Portugalia do të jetë vendi i gjashtë ku Miura do të zhvillojë karrierën futbollistike në nivel klubesh.

Në sezonin e largët 1994-1995, pra thuajse 30 vjet më herët, ka qenë pjesë e Genoas në Serinë A, ku në 21 ndeshje ka shënuar një gol. Për të mosha është thjesht një numër.

Lajme të tjera

Euro 2024

Skuadra kombëtare zhvilloi sot stërvitjen e parë në “Shtëpinë e Futbollit” dhe të parën nën drejtimin e brazilianit Sylvinho. Kuqezinjtë kanë filluar përgatitjet për...

Kombëtare

Kombëtarja Shqiptare vijon punën për t’u përgatitur për ndeshjen e parë eliminatore të Europianit Gjermani 2024, e planifikuar për t’u luajtur mbrëmjen e të...

Gossip

Ish-sulmuesi i Interit bën “supergol”. Andrea Pinamonti, i cili aktualisht është pjesë e Sassuolos, po shijon një romancë me modelen bjelloruse Dasha Lapushka. Futbollisti...

Merkato

Galatasaray piketon sulmuesin shqiptar. Me 10 gola dhe 4 asiste deri në këtë pikë të sezonit në Superligën Turke, Valon Et’hemi ka tërhequr vëmendjen...