Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Gatlin zbret Usain Bolt nga froni

Në garën e fundit individuale të karrierës Usain Bolt dorëzoi titullin botëror duke humbur finalen e parë në karrierë në garën e 100 metrave. Xhamajkani mori vetëm medaljen e bronztë duke u ndalur nga dy amerikanët Justin Gatlin dhe Christian Coleman. Gatlin bëri garën më të mirë të jetës duke ardhur nga korsia më e dobët, ajo numër 8 duke i bërë një rekuperim fantastik garës për të prerë i pari vijën e finishit e për të lënë pas Coleman e Bolt që menduan se po duelonin me njëri-tjetrin për arin. Bolt, sërish gaboi në start kur u nis ngadalë dhe e pati të pamundur të rekuperonte ndajColemanit, gjë që e bëri Gatlin që në moshën 35 vjecare ndali kronometrin në 9:92 duke regjistruar dhe kohën më të mirë të vitit. Një sukses i jashtëzakonshëm për Gatlinin që mposhti jo vetëm bashkombasin e tij Coleman por dhe Boltin, të cilit ju përkul më pas në finish në shenjë respekti. Humbja e Bolt në garën e fundit individuale  të karrierës së tij rrit dhe më tepër meritat e Justin Gatlin, që 12 vjet nga titulli i fundit botëror u rikthye të “kafshojë” sërish arin në 100 metra këtë herë duke kaluar dhe një legjendë si Usain, që gjithsesi u largua me duartrokitje e një standing ovation nga publiku i Londrës që i dha lamtumirën një kampioni të madh, i cili gjithsesi në fund tregoi se dhe ai mbetet njerëzor.

Lajme të tjera

Euro 2024

Italia do të jetë kundërshtari i parë i Shqipërisë në Euro 2024, me sfidën e planifikuar për më 15 qershor në Dortmund. Trajneri Luciano...

Champions League

Mesfushori i kombëtares së Shqipërisë, Kristjan Asllani ishte përzgedhur titullar nga trajneri Simone Inzaghi në ndeshjen e Champions League të Interit në transfertë ndaj...

Lajme

Spanja në grupin e vdekjes! Marca, As, El Mundo Deportivo, Sport.es… media spanjolle është në unison sa i përket titullit që ka zgjedhur për...

Kombëtare

Short i vështirë, por të jemi optimistë. Kështu u shpreh presidenti i FSHF-së, Armand Duka në intervistën për SuperSport, ku ndër të tjera deklaroi...