Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europa League

Gattuso: Arsenali ka shumë kampionë, por luajmë pa frikë

Genaro Gattuso ka dalë në konferencën e zakonshme për shtyp, nga Londra, ku Milani i tij po përgatitet që të përballet me Arsenalin, të enjten në orën 19:00.

Në sfidën e vlefshme për fazën e 1/8-ave të Europa Leagues, kuqezinjtë do të synojnë të marrin një rezultat pozitiv, për të synuar kualifikimin në ‘San Siro’, një javë më vonë. Nga ana tjetër, edhe Arsenali kërkon kualifikimin, për të shpëtuar një sezon, ku është eliminuar nga të gjithë kompeticionet dhe thuajse ka mbetur jashtë zonës Champions.

Trajneri i Milanit vlerëson kundërshtarin, si një skuadër e mbushur me kampionë dhe bën thirrje që skuadra të luajë pa frikë në ‘Emirates Stadium’, para një publiku të zjarrtë.

“Arsenali është një skuadër që ka shumë futbollistë kampionë në përbërje. Pavarësisht problemeve të kohëve të fundit, ata janë të aftë të nxjerrin skuadrën nga situate dhe të fitojnë atëherë kur duhet. Nga ana tjetër, Wenger ka një eksperiencë shumë më të madhe se unë në sfida të tilla dhe do të dijë të menaxhojë situatën. Gjithsesi, ne mund t’ia dalim, nëse luajmë pa frikë, para 70 mijë tifozëve që pritet të jenë të pranishëm. Po ruajtëm qetësinë dhe përqendrimin, çdo gjë do të jetë më e lehtë për sfidën e ardhshme”, u shpreh Gattuso.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...