Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Gattuso i zhgënjyer: U treguam pula te goli, nuk është vetëm faji i Donnarummës

Genaro Gattuso nuk e fsheh faktin që Interi luajti më mirë në derbin e Milanos dhe që e meritoi fitoren. Megjithatë trajneri i kuqezinjëve u shfaq në konferencën për shtyp pas ndeshjes shumë i dëshpëruar për mënyrën sesi skuadra e tij pësoi gol në sekondat e fundit, duke përdorur edhe një metaforë për futbollistët e tij duke shfajsuar disi portierin Gigio Donnaruma.

“Inter padyshim që e meritoi më shumë se ne, por nëse kjo ndeshje do të ishte mbyllur 0-0, mund të kishim shumë gjëra pozitive për të thënë. Luajtëm një lojë fizike që nuk na pëlqen ta luajmë, por e bëmë mirë. Mund të kishim pasuar më mirë dhe të kishim bërë më mirë në kundërsulme. Që prej fillimit të sezonit ekipi im nuk ka arritur të ruajë të njëjtin stil loje për 90 minuta, por këtë herë e bëri.Pengu im i vetëm është se në 15 minutat e fundit kishim shumë mundësi për të kundërsulmuam por nuk i shfrytëzuam siç duhet. Por në përgjithësi, duhet thënë se Inter luajti më mirë se ne. Nuk dua të komentoj për paraqitje individuale. Të gjithë kanë bërë gabime në mbrojtje, Abate nuk mbylli hapësirën e pasimit, Musakio nuk e lexoi mirë krosin. Ndeshjen e humbëm së bashku, jo vetëm prej Donnarumës. Humbëm sepse nuk luajtëm me kurajon e duhur, U treguam pula që e pësuam atë gol në minutën e 92-të. Ishim të shpërqendruar dhe pësuam një gol naiv”, nënvizoi Gattuso”.

 

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...