Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Italisë

Gattuso: Juventinët, në ADN fitoren, por duam t’i japim gëzim të madh Napolit

Trajneri i Napolit, Gennaro Gattuso, karikon ekipin në prag të finales së Kupës së Italisë përballë Juventusit. Sipas tij, napolitanët duhet të tregohet shumë të zotë për të mposhtur bardhezinjtë.

“Nuk ekziston momenti i shkëlqyer për t’u përballur me Juven. Ata e kanë në ADN fitoren, pjesë të historisë së tyre. Juvja ka lojtarë me mentalitet shumë të fortë. Duhet të jemi shumë të zotë, t’i respektojmë dhe ta tentojmë fitoren me armët tona.”

Gattuso nuk kursen lëvdadat edhe për teknikun e “Zonjës së Vjetër”, Maurizio Sarri.

“Më pëlqen gjithçka, nuk e mohoj që e kam kopjuar shumë gjatë këtyre viteve. Kam parë shumë video se si e rreshtonte skuadrën në mbrojtje apo se si nisi të luante bukur topin në kampionatin italian.”

Gattuso foli edhe për rastin “Lazano”.

“Kush ndihet i lodhur, ne e ndien se mund të zbresë në fushë, nuk është gatu psikologjikisht, më mirë të qëndrojë në dhomat e zhveshjes. Nëse humbet një ditë, nuk ndodh asgjë. E dinë që kush zbret bë fushë duhet të vrapojë me një mijë në orë, nuk lejoj askënd të më prishë stërvitjen.”

Fitorja ndaj Juves do të ishte një dhuratë shumë e bukur për tifozët.

“Këto ditë napolitanët më kanë qëndruar afër, ashtu si dhe familjes sime. Mendoj se mund t’u japim gëzim të madh. Duhet të jemi të përqendruar për ta luajtur sa më mirë këtë finale për veten dhe qytetin.”

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...