Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Gattuso komenton blerjet e reja të Milanit dhe lavdëron Barcelonën

Genaro Gattuso vijon punën me Milanin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku krahas stërvitjes, po zhvillojnë edhe ndeshjet e vlefshme për turneun veror International Champions Cup, i cili transmetohet ekskluzivisht nga Supersport.

Paralelisht me teknikun kuqezi, po punon edhe Leonardo në merkato dhe vetëm ditën e djeshme ka gëzuar Gattuson me afrimin e dy futbollistëve që do të përmirësojnë ndjeshëm cilësinë e skuadrës.

Vetë Gattuso vlerësoi merkaton deri tani, ndërsa tregoi se ka folur gjatë me Higuain, te i cili beson shumë se do t’i japë një tjetër marsh skuadrës.

“Kam folur gjatë me Higuain, pasi e dimë që mund të na sjellë një hap të madh cilësor. Bëhet fjalë për një sulmues kalibri, që mund të vendosë i vetëm një ndeshje. Jam shumë i lumtur si për të, ashtu edhe për Caldarën, një djalosh që e njeh mirë Serinë A dhe do të na ndihmojë shumë në prapavijë”, tha Gattuso.

Më pas trajneri i Milanit foli edhe për ndeshjen e vlefshme për ICC, kundër Barcelonës, që do të zhvillohet në Santa Clara, të dielën në orën 02:00 të mëngjesit të së dielës. Ai vlerësoi me superlativa politikën e zhvillimit të katalanëve dhe mënyrën se si përgatiten brezat për të luajtur një futboll të bukur.

“Është një kënaqësi të shikosh djem të ditëlindjes 1997-2000, që luajnë në të njëjtën mënyrë si skuadra e parë dhe të imponojnë lojën e tyre. Kjo tregon se në klubin e Barcelonës bëhet një punë e jashtëzakonshme me brezat, ndaj dhe futbolli i tyre është thjesht i pakopjueshëm”, deklaroi Gattuso.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...