Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Gattuso: Kujdes ndaj Interit; Piatek flet pak, por ka filluar të qeshë më shpesh

Trajneri i Milanit, Genaro Gattuso ka dalë në konferencën e zakonshme për shtyp, në prag të derbit kundër Interit, që do të luhet nesër në mbrëmje. Tekniku i kuqezinjve nuk i zë besë aspak momentin negativ që po kalon skuadra zikaltër, ndërsa analizon edhe gjendjen e e ekipit të tij, në prag të derbit të shumëpritur.

Sugjerimi i Berlusconit për Suson pas sulmuesit – Respekt për mendimin e presidentin. Nuk e vë në diskutim.

Përjashtimi në Verona – Është diçka që duhet ta rregulloj, për të synuar të jem një trajner I madh. Nuk është hera e parë që përfshihem në debat me kundërshtarët dhe përjashtohem, por për fat të mirë nuk u pezullova për derbin.

Forma e mirë e Musacchios – Ka cilësi mjaft të mira, por paraqitjet e mira të mbrojtjes janë fryt i punës së gjithë skuadrës. Të gjithë ndalen në aspektin mbrojtës të Musacchios, por askush nuk evidenton aftësitë teknike, pasi nuk gabon asnjëherë kur luan me topin në këmbë.

Skuadra e lodhur – Nuk dua të dëgjoj të flitet për lodhje. Të gjithë thoshin që Juve është e lodhur, por e patë çfarë bënë ndaj Atleticos së Madridit. Kur ka motivim, lodhja nuk del në pah. Lojtarët e mi nuk janë të lodhur, ndaj duhet të tregohen solidë.

Vendi i dytë – Napoli është shumë më përpara nesh dhe ka një organikë shumë më cilësore. Të përqendrohemi që të arrijmë një vend në katërshen e parë, pasi unë jam ende i ri dhe shkaktoj ndonjëherë edhe gabime.

Një mendim për çështjen Icardi – Vështirë të flas, pasi është një çështje që e njoh vetëm nga jashtë, ashtu si të gjithë. Megjithatë unë mendoj se një lojtar, sado i madh të jetë, nuk mund të tregojë mungesë respekti ndaj skuadrës dhe shokëve të ekipit.

Forma e Piatek – Duhet të diskutojmë në nivel kolektiv, pasi një lojtar i vetëm nuk mund të fitojë ndeshjet. Me Piatek flas pak, sepse ai nuk preferon të flasë shumë, por kohët e fundit kam parë më shumë buzëqeshje në fytyrën e tij.

Derbi – Çdo sfidë derbi, ka një histori të vetën. Dëgjoj të thuhet se Interi ka vdekur dhe se ne jemi favoritë, por dua të theksoj se takime të tilla nuk kanë favoritë. Duhet të përgatitemi mirë, të luajmë me zemër, inteligjencë dhe dëshirë. Duhet të respektojmë kundërshtarin në maksimum, pasi mund të na hapin shumë punë. Ata bëjnë presing shumë lart dhe herën e fundit nuk na kanë lënë të marrim frymë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...