Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Gattuso: Mbrëmje e turpshme, ndjesë tifozëve

Në fazën e parë, Beneventos, atëherë e sapongjitur në Serie A, merrte pikën e parë ndaj kuqezinjve me një gol të shënuar nga portieri në minutën e 95-të.

Ndërkohë ka shkuar edhe më keq ndeshja e së shtunës në “San Siro”, ku miqtë tashmë të rënë nga kategoria, madje për rreth 20 minuta edhe më një lojtar më pak, arrijnë të mposhtin Milanin. Pas takimit, Gattuso ishte tejet i nxehur me lojtarët e tij, ndërsa i kërkoi falje tifozëve.

“Është e qartë që ekipi ka një rënie në formë. Kur luajmëi pa shpirt, turpërohemi në këtë formë. Unë jam njeriu i parë përgjegjës, por kur e analizojmë lojën më vonë, alibi nuk do të kemi. Kur luajmë kundër një skuadre si Benevento, që luan futboll të mirë edhe nëse janë në fund të tabelës, nuk mund të luajmë pa vendosmëri apo shpirt. Nuk kishte rëndësi nëse luajtëm me dy, tre ose katër sulmues, sepse nuk e kishim fuqinë psikologjike për të rrezikuar. Duhet t’iu kërkojmë ndjesë tifozëve, sepse ne veshim një fanellë prestigjioze dhe nuk mund të kemi më mbrëmje të turpshme si kjo”, tha Gattuso.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...