Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Gattuso mbyll merkaton e Milanit: Besojmë verbërisht te këta lojtarë

Mbyllen portat e merkatos, Milani nuk ka nevojë për blerje pasi nuk e ndien të nevojshëm integrimin e lojtarëve të tjerë në një grup që gëzon besimin e drejtuesve të klubit dhe të trajnerit. E mendojnë në këtë mënyrë Fassone dhe Mirabelli, dhe i të njëjtit mendim duket edhe Gennaro Gattuso, që shprehu gjithë optimizmin e tij për rinisjen e kampionatit pas pauzës.

“Djemtë kanë punuar mirë kur ishin me pushime dhe po ashtu në Milanello, jam shumë i kënaqur për formën me të cilën janë paraqitur, por nuk është se kisha dyshime për dicka të tillë”.

Receta e Gatussos është e thjeshtë, kokën ulur dhe shumë punë, duke nisur që nga transferta me Cagliarin që ndeshje që nuk pritet të jetë e thjeshtë.

” Nga 2018 pres më shumë dëshiirë, pasion dhe vullnet për të dhënë dicka më tepër. Kjo pasi e kemi mundësinë për të bërë më shumë, mbi të gjitha nëse vazhdojmë progresin e individëve. Mendojmë ndeshje pas ndeshje. organika është e plotë dhe objektivi ai për ti dhënë besim atyre që ofrojnë vazhdimësi në paraqitjet e mira. Pauza na bëri mirë dhe në aspektin psikologjik, pasi djemtë janë kthyer më dëshirën e duhur dhe shumë pritshmëri”.

Në fund pikat mbi I edhe për merkaton, tanimë e sigurt është që klubi nuk do t’i dhurojë trajnerit një mesfushor.

“Zgjedhja për të mos bërë merkato për sa i përket afrimeve mbështetet në baza shumë të qarta. U bë pasi besojmë shumë të gjithë të ky grup”.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...