Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Gattuso: Meritë e futbollistëve, por s’kemi arritur asgjë

Rezultati shtatë radhazi pozitiv në kampionat e bën krenar Ivan Gennaro Gattuson për Milanin e tij. Trajneri kuqezi ua jep meritat futbollistëve, me të cilët tani e ka shumë të thjeshtë të punojë.

“Zemër dhe grintë? Është një etiketim që e kisha që kur luaja vetë. Këtyre djemve u mjafton vetëm koncepti për lojën, sepse janë shumë të anagzhuar. Merita është e tyre. Le ta shijojmë këtë moment, por nuk kemi arritur ende asgjë. Kemi lënë shumë pikë rrugës dhe duhet të punojmë shumë për t’i rikuperuar.

I drejtpërdrejtë në deklaratën e tij Leonardo Bonucci, i cili shprehet se gjithçka është meritë e trajnerit, që ka ditur ta ndryshojë ambientin, duke i dhënë një impuls të ri.

Që kur ka ardhur Gattuso, skuadra ka ndryshuar faqe. Jemi më mirë fizikisht dhe kemi fituar siguri në vetvete. Tani duhet të vijojmë në këtë rrugë dhe të jemi gjithmonë me këmbë në tokë. Gattuso na ka transmetuar dëshirën për të sakrifikuar për shokët e skuadrës.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...