Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Gattuso: Ndaj Parmës e vështirë, pres ndryshimin nga Suso

Genaro Gattuso ka dalë në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes ndaj Parmës në transfertë, që do të luhet nesër në mesditë, ndërsa ka vlerësuar rëndësinë e takimit dhe vështirësinë e fushës në Tardini.

“Do të jetë një takim shumë i vështirë, përballë një skuadre që mund të na hapë shumë punë, Edhe në fazën e parë, nuk merituam të fitojmë ndaj tyre, ndaj duhet të jemi maksimalisht të përqendruar”, tha Gattuso.

Trajneri i Milanit pranoi se mesfushori brazilian Paqueta dhe kapiteni Romagnoli, mund të luajnë që nga minuta e parë, ndërsa theksoi se pret më shumë nga Suso, në këtë fazë të sezonit.

“Paqueta dhe Romagnoli janë mirë, ndaj mund të luajnë nga fillimi. Pres shumë nga Suso, pasi i ka të gjitha mundësitë për të na sjellë ndryshimin që na duhet, në këto javë të fundit”, theksoi Gattuso.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...