Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Gattuso në telashe, Donnarumma një muaj jashtë, ankth edhe për Paquetan

Tërheqje në muskujve të kofshës së djathtë: Ky është rezultati i ekzaminimeve mjekësore që iu nënshtrua Gigi Donnarumma pas dëmtimit që pësoi ndaj Udineses. Portieri i Milanit, në këtë mënyrë, do të mungojë në takimin shumë të rëndësishëm me Milanin dhe me shumë mundësi nuk do të jetë në dispozicion të Gattusos edhe në takimin me Lazion.

Koha e rikuperimit që nevojitet në raste të tillë është nga 20 deri në 30 ditë, por situata do të vlerësohet ditë pas dite.

Shqetëson shumë më tepër situata e Paquetas, që gjithashtu mund të mungojë për një kohë të gjatë, edhe pse përgjigjen përfundimtare do ta japin kontrollet e mëtejshme mjekësore.

Në infermierinë kuqezi gjendet edhe Kessie, që mbetet në dyshim për Juventusin për shkak të një problemi në gju, sikurse Conti. Gattuso do të kërkojë të rikuperojë sa më shpejt Susuon, që mori dy goditje në këmbë gjatë stërvitjes.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...