Europa League

Gattuso: Nëse do silleshim në fushë si Granada, do na masakronin!

Eliminimi nga spanjollët e Granadas në raundin e 1/16-ave të Europa League nuk la një shije aspak të mirë te Napoli që pavarsisht suksesit 2-1 në stadiumin Diego Armando Maradona nuk arriti të avanconte më tej. Në konferencën pas ndeshjes Genaro Gattuso u shfaq shumë i zhgënjyer për eliminimin ndërsa akuzoi kundërshtarin për lojë të pisët.

“Pësuam sërish një gol absurd edhe në këtë takim të kthimit, me një kundër tre lojtarëve në zonë. Më pas nuk mbaj mend ndonjë rast tjetër nga Granada. Duhet të jemi krenarë për atë që kemi treguar në fushë. Kush na përfaqëson duhet të kërkojë që të respektohet më shumë. Nëse një skuadër i lejon vetes të bëjë atë që bëri Granada sot, përfundojmë në faqet e para në gjithë gazetat. Duhet të kemi respekt, sot ata kanë humbur shumë kohë, 3 minuta për çdo rast. Nëse një skuadër italiane bën diçka të tillë, ne masakrohemi në të gjitha gazetat botërore. Jam i zemëruar jo sepse kemi humbur, por sepse ka pasur pak lojë efektive”.

Më pas Gattuso foli për vazhdimësinë e sezonit duke marrë përgjegjësitë mbi vete për eliminimin nga Europa League.

“Momentalisht duhet të rikuperojmë lojtarët dhe entuziazmin. Skuadra duhet të jetë e qetë, përgjegjësi i parë për këtë situatë jo të mirë që po kalojmë, jam unë. Tani vëmendja jonë shkon e gjitha te kampionati aty ku do të synojmë të jemi mes 4 skuadrave të para në fund të sezonit”.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency