Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Gattuso nuk përmbahet: Mposhtëm një ekip të madh, ju merreni me një lojtar!

Valencia e Gennaro Gattusos fitoi 2-1 miqësoren ndaj Atalantës, ndërkohë që trajneri italian ka humbur një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës. Goncalvo Guedes do të transferohet në Premier League te Wolves.

25-vjeçari është pjesë e kombëtares portugeze, teksa “Ujqit” kanë ofruar rreth 32 milionë euro për kartonin e tij. Për sulmuesin e majtë luzitan u interesua edhe Roma e Jose Mourinhos.

Drejtuesit më telefonuan dhe më shpjeguan situatën e Guedes. Një klub anglez ka zyrtarizuar një ofertë shumë të lartë ekonomike dhe ne duhet ta pranojmë… Sigurisht që do të bëjmë diçka për të përmirësuar grupin.

Jam shumë i zemëruar, sepse pas një ndeshje kundër një ekipi të madh si Atalanta ne rrimë e merremi me Guedes! Ju kuptoj, por klubi nuk mund të refuzonte shumën që u ofrua për lojtarin”, deklaroi tekniku i Valencias.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Lajme të tjera

Bundesliga

Thomas Tuchel mori drejtimin e Bayern Munich të premten, pas shkarkimit të trajnerit Julian Nagelsmann. Më pak se 24 orë nga zyrtarizimi i tij...

Kombëtare

Mjaft i dëshpëruar u shfaq trajneri Sylvinho në intervistën për SuperSport, pas humbjes minimale në Poloni. Trajneri brazilian nuk i kurseu komplimentet për atë...

Premier League

Tottenham shkarkon Conten. Lajmi ishte në ajër prej ditësh por mbrëmjen e të dielës ka ardhur edhe zyrtarizimi i prishjes së bashkëpunimit mes palëve....

Euro 2024

Shqipëria e nis me humbje edicionin e ri të kualifikueseve të Euro 2024, duke u mundur minimalisht 1-0 në Varshavë. Një gol i shënuan...