Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Gattuso “përvesh mëngët” dhe përgatit surpriza e ndryshime në formacion

Genaro Gattuso është prezantuar vetëm dje në pankinën e Napolit dhe e ka nisur menjëherë me vrull e grintë detyrën e tij, për të rikthyer skuadrën te rezultatet pozitive, që i mungojnë prej javësh në kampionat dhe që e kanë zbritur ndjeshëm në renditje.

Debutimi i ish trajnerit të Milanit do të jetë në sfidën mes Napolit dhe Parmës, të shtunën në orën 18:00 në “San Paolo”, ndërsa përballë tifozërisë napolitane, Gattuso po mendon që të hedhë një skuadër disi ndryshe nga ajo e ndeshjeve të fundit me Ancelottin.

Kështu mesfusha do të ndërtohet rreth brazilianit Allan, një emër që simpatizohet shumë nga Gattuso për grintën që e karakterizon, ndërsa bashkë me të do të luajnë spanjolli Fabian Ruiz dhe futbollisti nga Maqedonia Veriore Eljif Elmas.

Ruiz njihet si një mesfushor me karakteristika sulmuese dhe me aftësi të mira shënuese, ndaj Elmas është ideal për të plotësuar treshen, pasi njihet si një lojtar që qarkullon mirë topin dhe sakrifikon shumë mbrapa.

Në sulm surpriza e Gattusos do të jetë avancimi i sllovakut Piotr Zielinski, për të formuar tredhëmbëshin me Milik e Lozano, ndërsa Insigne, Mertens e Callejon do të nisen nga stoli dhe do të kenë detyrën e vështirë të bindin teknikun e ri për një vend në formacion.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...