Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

Gattuso “peshkon” te Milan, Valencia zyrtarizon mesfushorin spanjoll

Samu Castillejo është zyrtarisht lojtari më i ri i Valencia-s. Ishi i Villarreal dhe Malaga rikthehet kështu në Spanjë pas katër sezonesh në Serie A me Milan, skuadër me të cilën koleksionoi trofeun e parë të karrierës, titullin kampionë të Italisë sezonin që sapo u mbyll.

Castillejo humbi vendin e titullarit, ndërsa këtë verë iu komunikua se është jashtë planeve të skuadrës dhe teknikut Pioli. Projekti i Valencia-s bindi 27-vjeçarin, i cili kishte edhe oferta të tjera.

Samu luajti 113 ndeshje dhe realizoi 10 gola me “kuqezinjtë”, ndërsa u largua mes emocioneve nga “Djalli”, me një postim në rrjetet sociale.

“Përshëndetje për të gjithë tifozët e AC Milan, nuk di nga t’ia filloj sepse mund t’ju them shumë gjëra, por nuk do të isha në gjendje t’i shpjegoja me fjalë emocionet që përjetova me këtë fanellë. Unë lë këtu shumë miq dhe njerëz që dua dhe do t’i dua gjithmonë, kam kaluar 4 vite fantastike me ju, me disa momente të vështira dhe shumë të tjera të paharrueshme si fitimi i një titulli kampion. Faleminderit të gjithëve, mirupafshim” – shkruan Castillejo.

Lajme të tjera

Bundesliga

Thomas Tuchel mori drejtimin e Bayern Munich të premten, pas shkarkimit të trajnerit Julian Nagelsmann. Më pak se 24 orë nga zyrtarizimi i tij...

Kombëtare

Mjaft i dëshpëruar u shfaq trajneri Sylvinho në intervistën për SuperSport, pas humbjes minimale në Poloni. Trajneri brazilian nuk i kurseu komplimentet për atë...

Premier League

Tottenham shkarkon Conten. Lajmi ishte në ajër prej ditësh por mbrëmjen e të dielës ka ardhur edhe zyrtarizimi i prishjes së bashkëpunimit mes palëve....

Euro 2024

Shqipëria e nis me humbje edicionin e ri të kualifikueseve të Euro 2024, duke u mundur minimalisht 1-0 në Varshavë. Një gol i shënuan...