Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Gattuso rinovon për 3 vite me Milanin, firma para Juves

Trajneri i Milanit Genaro Gattuso do të firmosë rinovimin e kontratës që  parashikon edhe për 3 vjet qëndrimin  tij në stolin e kuqezinjve, më parë se skuadra e tij të udhëtojë drejt Torinos për sfidën me Juventusin ditën e shtunë. Administratori Marco Fassone dhe drejtori sportiv Massimiliano Mirabelli kishin përcaktuar me kohë takimin me trajnerin kalabrez për të diskutuar mbi vazhdimësinë  e tij  që më saktë mund të definohet si një festë e vogël, e cila do të përfundojë me tymin e bardhë, konfirmimin e tij në krye të Mianit edhe për 3 vitet e ardhshme duke bërë që kontrata e  tij aktuale që skdonte në vitin 2019-të të jetë e vlefshme deri në 2021-in. Tashmë mungon vetëm firma që do të hidhet gjatë këtyre ditëve. Milani i të ardhmes do të nisë nga Gattuso që përkon të jetë boshti i palëvizshëm i kësaj skuadre, një pikë e fortë referimi. Gattuso mori rolin e trajnerit të të rinjve të Milanit majin e shkuar duke firmosur një kontratë dy-vjeçare që parashikonte një pagë prej 120.000 mijë eurosh në sezon. Por në fund të muajit nëntor pas shkarkimit të  Montellës, busulla e orientoi Mirabellin drejt Gattusos, të cilin e konsideronte si profilin e duhur dhe disponibël, çka rezultoi të ishte zgjedhja e drejtë dhe një ndër më të mirat për organikën dhe suksesin e kuqezinjve.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...