Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Gattuso shmang komentet mbi Ibrën dhe lavdëron Higuainin

Lajmi më i bujshëm që erdhi sot nga Italia, ishte ai që fliste për një tentativë të drejtuesve të Milanit, për të rikthyer në skuadër sulmuesin gjigant suedez, Zlatan Ibrahimoviç, i cili aktualisht luan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me Los Angeles Galaxy.

Drejtuesit e kuqezinjve dëshirojnë të përfitojnë nga përfundimi i kampionatit në SHBA dhe të sjellin sulmuesin 37-vjeçar në Milano, për të luajtur gjatë vitit të ardhshëm, në pjesën e dytë të sezonit.

Vetë tekniku i Milanit, Genaro Gattuso foli sot në konferencën për shtyp para ndeshjes me Olympiacosin në Europa League, teksa komentoi edhe zërat për afrimin e Ibrës te skuadra e tij, duke filluar që nga muaji Dhjetor.

“Ibrës i uroj një ditëlindje të gëzuar. Ka pësuar një dëmtim të ashpër, por ka ditur të rikthehet i madh dhe të shënojë gola. Më shumë se kaq unë nuk mund të flas, pasi kam detyrimin të komentoj vetëm për lojtarët e mi”, deklaroi Gattuso.

Trajneri i Milanit foli më pas për Gonzalo Higuainin, i cili do të rikthehet të luajë nesër ndaj grekëve, ndërsa bëri edhe krahasimin mes argjentinasit dhe Ibrahimoviçit, duke evidentuar disa diferenca mes tyre.

“Higuain nuk ka fizikun e Ibrës, por është shumë teknik dhe ka cilësi mjaft të mira, për të lëvizur dhe për të krijuar superioritet në momente të caktuara. Edhe në stërvitje, argjentinasi është shumë I qeshur dhe shkakton shumë humor, ndërsa Ibra është më serioz në këtë pikëpamje”, rrëfeu Gattuso.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...