Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Gattuso: Të dorëhiqem? Unë jam problem i fundit te Milani

Milani vijon të notojë në ujëra të turbullta, ndërsa me Gattuson situate është përkeqësuar ende, pasi kuqezinjtë pësuan një tjetër humbje, këtë herë në shtëpi përballë Atalantës. As grumbullimi dhe izolimi për 5 ditë në Milanello duket se nuk i ka bërë ‘derman’ kuqezinjve, që përballë Atalantës treguan sërish se nuk janë një ekip dhe se kanë shumë pak harmoni në lojën e tyre. Gattuso ishte ai që mori përgjegjësitë e humbjes, duke theksuar se zgjedhjet në fushë I kishte bërë ai dhe i pandikuar.

“Zgjedhjen i bëj unë dhe rrjedhimisht marr edhe përgjegjësinë e kësaj humbjeje të papranueshme. Jemi në një moment të vështirë dhe na duhet shumë punë të dalim nga kjo situatë dreqi. Nuk e mendoj largimin, pasi unë jam problem i fundit te ky Milan”, tha trajneri i Milanit.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...