Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Gattuso u druhet incidenteve, thirrje tifozëve: Ka besim tek ju, mos bëni rrëmujë!

Gennaro Gattuso u bëri thirrje tifozëve të Olimpikut të Marsejës që të “mos bëjnë rrëmujë” nesër, në stadium, me rastin e ndeshjes së prapambetur në kampionat kundër Lionit.

Takimi i programuar për t’u luajtur më 29 tetor, u pezullua pas incidenteve të rënda në momentin kur skuadra e Lionit po i drejtohej stadiumit Velodrome.

Atë mbrëmje, autobusi i Lionit u shkatërrua pjesërisht nga gurët, ndërsa trajneri Fabio Grosso u plagos rëndë në fytyrë. Dëmtime patën edhe pjesëtarë të tjerë të ekipit të Lionit.

Skuadra mysafire do të prezantohet me një trajner të ri, duke qenë se italiani është shkarkuar, por ka nga ata që u frikësohen tensioneve, sidomos për shkak të vendimit për të mos luajtur me dyer të mbyllura.

Lexo edhe:

“Duhet të jetë një ditë feste për tifozët tanë dhe jam i sigurt që do të jetë kështu – tha Gattuso -. Ata e dinë rëndësinë e kësaj ndeshjeje dhe e dinë që nuk duhet t’i prishin gjërat. Unë duhet të shpjegoj diçka, kam besim të madh tek ata”.

Trajneri italian komentoi gjithashtu shqetësimin për ndalimin total të tifozëve në transfertë, të ngritur dje nga ministrja e Sportit, Amelie Oudea Castera, pas serisë së fundit të incidenteve të rënda, veçanërisht pas vdekjes së një tifozi të shtunën e kaluar në Nantes.
“Do të ishte një humbje për futbollin. Por është normale që vendimet të merren kur ndodhin gjëra të tilla – tha Gattuso – Stadiumet nuk mund të jenë zona pa ligj”.

Lajme të tjera

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Spanjë

Xavi Hernandez do të largohet nga Barcelona në përfundim të këtij sezoni dhe tashmë presidenti Laporta është duke menduar për zëvendësuesin e trajnerit. Sipas...

Lajme

Joachim Löw, kampion botë në krye të Gjermanisë në Brazil 2014, është pa punë që nga viti 2021, kur u largua nga përfaqësuesja gjermane....

Angli

Trajneri i Brighton, Roberto De Zerbi flet për të ardhmen e tij, e cila është një nga temat më të nxehta të ditëve të...