Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Gavazaj dhe El-Kayed entuziastë për Skënderbeun

Një Gavazaj për të zëvendësuar një tjetër Gavazaj. Zeneli, iu bashkua Skënderbeut për të ecur në gjurmët e vëllait të tij, Enisit, që me paraqitjet në Korçë u fut në xhiron e Kombëtares dhe vetëm pak ditë më parë u transferua te Yenisej në Premier Ligën ruse. Aventura korçare për më të voglin e Gavazajve, duket se është vërtetë shumë entuziazmuese.

“Skënderbeu është klub i madh dhe bashke me shokët e ekipit do punojmë shumë mirë dhe shpresoj të dalim kampionë dhe të fitojmë Kupën. Do ta zëvendësosh Enisin? Të shohim çfarë do të bëhet. Shpresoj ta zëvendësoj Enisin sa më mirë që të jetë e mundur. Synoj të bëj sa më mirë. Grupi është i shkëlqyer dhe lojtarët më kanë pritur shumë mirë. Shpresojmë që t’ia dalim të arrijmë synimet që kemi”, tha Gavazaj në fjalët e para si bardhekuq.

Korçarëve iu bashkua edhe mesfushori palestinez, Mohammad El-Kayed. 21-vjeçari e vlerëson kalimin te Skënderbeu si lëvizjen perfekte në karrierë, ndërsa është i vetëdijshëm për emrin dhe objektivat e Skënderbeut.

“Mendoj se është lëvizja perfekte për mua dhe ndihem gati. Gjithashtu mendoj se është mirë për klubin, që të zhvillohem si lojtar, të përmirësohem dhe të ndihmoj ekipin. Skënderbeu është klubi më i madh në Shqipëri. Kam shumë respekt për këtë ekip dhe për tifozët. Jam shumë i lumtur që ndodhem këtu. Premtoj se do të jap maksimumin dhe gjithçka do të shkojë shumë mirë”, deklaroi El-Kayed.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...