Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Gavazaj “snobon” merkaton: Për momentin jam i Skënderbeut

Enis Gavazaj është lojtari më i kërkuar në merkaton e Skënderbeut dhe më i përfoluri për t’u larguar dhe këtë verë nga korçarët. Vazhdimësia e tij te kampionët e Shqipërisë duket e vështirë me ofertat që kanë ardhur në adresë të klubit dhe është e natyrshme që dhe konferenca e tij për shtyp të përqendrohet pikërisht te merkato, edhe pse vetë futbollisti ndihet korçar deri ditën që skuadra do të vendosë largimin e tij.

“Nuk i dihet a është sezoni i fundit apo jo. Di qe ka interesim. Jam lojtar i Skënderbeu dhe mendoj për këtë ekip. Interesohen klube nga Belgjika, Kroacia e Rusia. Do iki ku të jetë e mira. Emri i Skënderbeut mbetet i madh në futbollin shqiptar, kështu që besoj se edhe sivjet do ketë lojtarë që do e përfaqësojnë qytetin e Korçës. Jam i sigurt që me afrimet që do bëhen, do luftohet për kreun. Me rëndësi është që aty ku të iki të luaj dhe të kem vazhdimësi. Nuk është me rëndësi kampionati, rëndësi ka të luaj. Mjafton të jetë një kampionat më i fortë”, deklaroi sulmuesi nga Zhuri i Prizrenit.

Për Gavazajn periudha e kaluar te Skënderbeu është më e bukura e karrierës së tij dhe tanimë me Shehin si trajner shpreh bindjen se klubi do të vazhdojë të qëndrojë në majë dhe për faktin se Skënderbeu e ka gjithmonë një strategji dhe për ata që largohen.

“Kam kaluar dy vite të mrekullueshme këtu, kam shumë respekt. Nuk do të ikja kështu, pa u përshëndetur me ekipin. Besoj se do vija përsëri dhe më pas do largohesha. Nuk e di sa lojtarë janë larguar, por besoj se me Orges Shehin do ia arrijmë të bëjmë një ekip të fortë dhe shumë kompetitiv. Gjithmonë ka zëvendësime. Ikën Latifi, Berisha, Salihi. Gjithmonë largimet bëhen të mirë-menduara dhe besoj se do të ketë afrime shumë cilësore”, u shpreh Gavazaj.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...