Festivali i këngës italiane në Sanremo, këtë vit do të prezantohet nga një figurë tepër e njohur e televizionit në Apenine, Amadeo Sebastiani, i njohur shkurt si Amadeus.
Përgjatë netëve të festivalit ai do të shoqërohet nga disa prezantuese (me rotacion), ndër të cilat nga bota e futbollit mund të veçohen gazetarja e njohur sportive italiane, Diletta Leotta, dhe e fejuara e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez. Një lajm sensacional për shqiptarët është edhe prania e Alketa Vejsiut, prezantueses së Festivalit të fundit në Radio Televizionin Shqiptar.