Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Gazidis: I kënaqur me ecurinë e skuadrës, Maldini po punon për merkaton e janarit

Milani po funksionon në mënyrë perfekte gjatë vitit 2020 dhe aktualisht kryeson kampionatin italian në mënyrë surprizë, ndërsa administratori Ivan Gazidis vijon të shijojë punën e mirë që kanë bërë vartësit e tij me në krye Paolo Maldinin.

Në një intervistë të dhënë në prag të mbledhjes së Këshillit të Aksionerëve, Gadizis u shpreh mjaft i kënaqur si me punën e drejtuesve, ashtu edhe me rezultatet në fushë, teksa theksoi se Maldini ka nisur tashmë punën për merkaton e janarit.

“Sapo ka përfunduar merkatoja e vjeshtës dhe Maldini ka nisur tashmë punën për atë të janarit. Strategjia jonë është e qartë, pasi duam të marrim talentet më të mira në qarkullim dhe t’i bëjmë të rriten bashkë me ne. Deri tani të gjithë drejtuesit, përfshi edhe trajnerin, kanë bërë një punë fantastike, por është një rrugëtim i gjatë dhe jemi vetëm në fillime. Kemi pas shpine një shoqëri të fortë, që beson te projekti dhe na ndihmon ta çojmë përpara”, u shpreh Gazidis.

Ish drejtuesi i Arsenalit më pas u ndal të komentojë edhe zërat për krijimin e një Superlige Europiane, duke theksuar se për këtë flitet prej 10 vitesh, por nuk ka asnjë propozim që vë në dyshim zhvillimin e garave kombëtare.

“Spekulimet për krijimin e Superligëës ekzistojnë tashmë prej 10 vitesh, pasi detyra e botës së futbollit është të zhvillojë edhe më shumë garat kombëtare e ndërkombëtare. Megjithatë mund të them se nuk ka asnjë propozim që mund të rrezikojë ndërprerjen e kampionateve kombëtare. Milani gjithsesi është vazhdimisht në bisedime dhe gati të kontribuojë për përmirësimin e garave aktuale”, deklaroi Gazidis.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...