Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Gazidis thyen heshtjen, komenton largimet dhe zbulon planet e merkatos

Vetëm disa orë pas shkarkimit të Leonardos dhe dorëheqjes së Genaro Gattusos, ka ardhur edhe reagimi i Administratorit të Deleguar të Milanit, Ivan Gazidis, i cili ka shpjeguar gjithçka në një rrëfim për gazetën italiane “La Gazzetta dello Sport”.

I ardhur te Milani në muajin dhjetor të vitit të kaluar, Gazidis tha se nuk ka folur për asnjë moment, pasi i është dashur të mësojë sa më shpejt mënyrën se si funksiono futbolli italian, ndërsa tregoi se tashmë ka një tablo të qartë.

“Erdha në Dhjetor dhe jam angazhuar totalisht për të kuptuar si funksionon futbolli në Itali dhe si është situata te Milani. Elliot e mori klubin në mënyrë të befasishme dhe pagoi menjëherë 220 milionë euro, për ta shpëtuar nga probleme shumë më të rënda dhe menjëherë më pas morëm Leonardon, i cili na ndihmoi shumë për të zgjidhur një sërë problemesh të tjera”, tha Gazidis.

Administratori i Deleguar i kuqezinjve foli edhe për largimin e brazilianit, ashtu si edhe atë të Gattusos, teksa i komplimentoi të dy, duke i quajtur profesionistë të vërtetë.

“Leo vendosi të largohet për të përjetuar sfida të reja. Asnjë konflikt me të, përveçse mirënjohje e madhe për gjithë sa ka bërë për Milanin gjatë kësaj periudhe. Gattuson nuk kam fjalë ta përshkruaj. Një njeri i jashtëzakonshëm, që mori mbi shpatullat e tij përgjegjësinë e plotë të sezonit. Ka bërë një llogari dhe ka vendosur të mos e mbajë më këtë barrë, por mirënjohje e madhe edhe për të. Nuk e kam njohur më përpara, por këtu kuptova që është një njeri i jashtëzakonshëm. Do të jetë gjithmonë mik i Milanit”, tha Gazidis.

Aktualisht Milani ka nevojë për një Drejtor Teknik, që të nisë punën për sezonin e ri, ndërsa Gazidis zbulon se nuk ka menduar për Campos-n e Lile, por pret që një pozicion të tillë ta marrë përsipër Paolo Maldini.

“Campos punon te Lille dhe e bën mirë punën e tij, por e vërteta është që nuk e kam menduar asnjëherë ta sjell te Milani. Dëshira ime është që atë pozicion ta mbulojë Paolo Maldini, një legjendë e Milanit dhe njeriu ideal për të kontribuuar në ngritjen e klubit. Ia kam bërë propozimin tim Paolos dhe ai ka marrë disa ditë kohë për të reflektuar. Po pres përgjigjen, sepse bashkë me Paolon do të nisim më pas punën për të gjetur trajnerin e ri dhe për të afruar lojtarë në merkato”, deklaroi Administratori i Deleguar i kuqezinjve.

Sa i përket të ardhmes së klubit dhe synimeve në merkato, Ivan Gazidis tregohet i drejtpërdrejtë me të gjithë, duke deklaruar se nuk do të synohen futbollistë të mëdhenj, por sistemimi sa më shpejt i aspektit financiar.

“Historia dhe marka e Milanit janë, pro aspekti financiar është mjaft i rëndësishëm pasi futbolli ka evoluar shumë. Mjaft më me gënjeshtra, pasi nuk do të ketë asnjë futbollist të madh në këtë merkato për ne. Do të synojmë profile futbollistësh që kanë mundësinë të rriten bashkë me klubin, pasi duhet të dalim sa më shpejt nga kjo situatë financiare. Të mos harrojmë që kemi edhe Fair Play-n Financiar, me të cilin duhet të bëjmë mirë llogaritë. Do të blejmë të rinj me cilësi të mëdha teknike, që kanë mundësi për t’u bërë kampionë të mëdhenj”, deklaroi Ivan Gazidis.

Lajme të tjera

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...