Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Shqipërisë

Gega: Duhet të bënim më mirë, por ka mbaruar vetëm pjesa e parë

Intervista e trajnerit të Partizanit, Skënder Gega, dhënë për emisionin “Gol pas Goli” në Supersport, pas ndeshjes që të kuqtë humbën me rezultatin 1-2 përballë Luftëtarit, në Kupën e Shqipërisë.

Një humbje e papritur, që komplikon ecurinë në Kupën e Shqipërisë…
Ishte një hap fals, megjithatë në Kupë janë dy ndeshje dhe ka mbaruar vetëm pjesa e parë. Shpresoj që atë që bëri Luftëtari, ta bëjmë edhe ne në Gjirokastër.

Patë vlerësim maksimal të kundërshtarit në fushë?
Mendoj që edhe lojtarët e kishin vlerësuar maksimalisht, por duhet ta kishim mbyllur ndeshjen më parë. Gabuam 2 herë dhe u ndëshkuam. Vlerësoj çdo ndeshje, edhe miqësore. Nuk do ndryshojmë sepse humbëm një ndeshje në Kupë.

Jeni i kënaqur me anën psikologjike të skuadrës?
Ishim të përgjumur dhe nuk patëm përqendrimin e duhur. Nuk duhet të kishim panik dhe të ishim të përgjumur. Shpresojmë të korrigjohemi dhe mos dorëzohemi. Asgjë nuk është mbyllur, do luajmë edhe në Gjirokastër.

Sa shanse ka Partizani të kualifikohet në Gjirokastër? A është ky momenti më i vështirë i skuadrës?
Ne kemi pasur edhe humbje në kampionat, kemi ditur të reagojmë. Nuk jemi pesimistë, pasi kemi dhe një ndeshje tjetër. Ekipi reagoi shumë mirë në fushë dhe bëmë shumë presion. Gjithsesi gabuam dhe është diçka që duhet korrigjuar. Kemi aq shanse sa kishte Luftëtari para se të fillonte loja. Do mundohemi që gjërat pozitive t’i shtyjmë më lart dhe gjërat negative t’i korrigjojmë. Nuk do jetë ndeshja me Teutën si kjo sot.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...