Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Shqipërisë

Gega: E filluam dhe e mbaruam keq, por në kampionat do jetë ndryshe

Intervista e trajnerit të Partizanit, Skënder Gega, dhënë për emisionin “Gol pas Goli” në Supersport, pas ndeshjes në Gjirokastër ndaj Luftëtarit, ku të kuqtë humbën dhe u eliminuan nga Kupa e Shqipërisë.

Tjetër humbje ndaj Luftëtarit dhe këtë herë jeni jashtë Kupës së Shqipërisë…
Nuk është mirë të eliminohesh nga Kupa. E filluam keq në Tiranë, e mbaruam këtu. Nuk erdhëm pa dëshirë dhe u përpoqëm gjatë gjithë kohës, por Gjirokastra u qetësua te penalltia. Mungoi forca goditëse, edhe pse ishin shumë sulmues. Megjithatë do jemi të fokusuar te kampionati.

Sa mund të ndikojë eliminimi në sprintin final të kampionatit?
Kampionati do të jetë ndryshe nga Kupa. Në kampionat jemi të fokusuar 100%. Jo se këtu nuk jemi, por ndeshja e të shtunës do jetë ndryshe. Ekipi do jetë gati për vazhdimësinë.

U vunë re disa spostime lojtarësh sot në fushë…
Trashi është më tepër mesfushor, ndaj është përdorur si mbrojtës me tipare sulmuese. U munduam ta çonim më para, por nuk funksionoi siç duhet. Lëvizjet e tjera, ato ishin në dispozicion. Nuk u ndërrua fizionomia, ishte vetëm një spostim i vogël.

4 mesfushorë u përdorën në 2 pozicionet e qendrës, si mendoni ta zgjidhni në të ardhme?
Nuk mund ta shohësh të ardhmen e dikujt, në qoftë se nuk e provon. Nganjëherë e bën këtë lloj eksperimenti, bashkohet me rezultatin dhe duket si e suksesshme. Unë shikoj detajet. Lojtarët e tjerë nuk kanë agresivitetin e Telushit dhe Hila.

Një koment për reagimin e Asanit gjatë zëvendësimit…
Unë nuk e pash sepse isha me fytyrë nga fusha. Nuk e di me kë e ka pasur, por besoj se e ka pasur me veten. Është lojtar që ka kontribute, do fitoren, por nganjëherë dëshira dhe mundësia janë pak larg. Janë gjëra pa zarar, por patjetër që do flas. Ju siguroj që është shëndosh e mirë.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...